"Integrimi europian i Shqiperise, akt patriotik"
Urime per rizgjedhjen ne krye te qeverise se Sali Berishes, edhe per kater vitet e ardhshme, u bene dje dhe nga Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, ne Maqedoni, Ali Ahmeti. Me nje mesazh urimi, Ahmeti pergezoi dje kreun e qeverise shqiptare, per rizgjedhjen ne postin e Kryeministrit. Duke vleresuar rizgjedhjen si kryeminister, Ahmeti u shpreh pozitivisht, per realizimin e reformave ne Shqiperi nga kryeministri Sali Berisha, si dhe vleresoi institucionet e qendrueshme te krijuara.
"Ndertimi i institucioneve te qendrueshme dhe funksionale, eshte ndjenja me e larte e pergjegjesise dhe pergjegjshmerise. Formimi i qeverise se re te Shqiperise dhe perkushtimi per ta cuar shtetin shqiptar, drejt integrimit euroatlantik, sot eshte akti me i larte i patriotizmit dhe mesazhi me i mire si per cdo qytetar, ashtu edhe per miqte e shumte qe ka populli yne", u shpreh Ahmeti. Kryeministri Sali Berisha mori mbeshtetjen e Presidentit Bamir Topi, me 9 shtator, per te drejtuar qeverine edhe per kater vitet e ardhshme, si dhe besimin per te zgjedhur kabinetin e tij qeveritar. Sapo mori kerkesen e bere nga grupi parlamentar demokrat, Presidenti Bamir Topi, firmosi dekretin per rizgjedhjen e Sali Berishes ne krye te qeverise. Tashme i mbetet vetem Kuvendit, qe me vote te miratoje aprovimin e tij ne krye te qeverise.
Urime
Kryeministrit Sali Berisha, vijojne ti vijne mesazhe te shumta urimi nga homologe te tij ne shtete te tjera si dhe mbeshtetes per rizgjedhjen ne postin e kreut te qeverise dhe per kater vitet e ardhshme.