Nesër fillon manifestimi ”Epopeja e UÇK-së”
.jpg)
Me 5, 6 dhe 7 mars fillon Epopeja e UÇK-së, që edhe këtë vit mbahet në përkujdesje të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në përgjithësi agjenda nuk ndryshon nga ajo e viteve më parë.
Me 5 mars, njësitet e FSK-së do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari’ në Prishtinë, me 6 mars, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve kudo në Kosovë, kurse me 7 mars manifestimi Epopeja e UÇK-së, përmbyllet me ndezjen e zjarreve në Prekaz./Indeksonline/