E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët mëditjet i arsyetojnë me çertifikatat e vendbanimit

Në një listë finale të përmbylljes së shpenzimeve buxhetore për vitin 2012, e cila radhit emrat e deputetëve që marrin kompensime ditore të udhëtimit, nuk ka ndryshuar asnjë emër nga lista e mëditjeve, që deputetët kishin marrë në vitin paraprak 2011, pavarësisht se administrata e Kuvendit pati premtuar asokohe që do të bëhet një hetim i detajuar i arsyeshmërisë së kërkesave për mëditjet e udhëtimit zyrtar brenda vendit

Sipas gazetës “Kosova sot” është një listë e gjatë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit, sipas rregullores në fuqi, për mëditjet e udhëtimit ditor nga vendi i banimit për pjesëmarrje në punë e trupa të Kuvendit të Kosovës dhe pati gjetur se një numër i këtyre deputetëve i marrin kompensimet e udhëtimit pa meritë, pasi që ata de fakto jetojnë dhe punojnë në Prishtinë, pavarësisht prejardhjes nga komuna të tjera të Kosovës.

Në listën prej 75 deputetësh, që e pati siguruar gazeta, një numër i madh i tyre kanë qenë të dyshuar dhe pati filluar hetimi nga ana e Kuvendit se kush prej tyre ka paraqitur kërkesë të pabazë për kompensim, pasi që është marrë vesh se jetojnë në Prishtinë dhe marrin mëditje për udhëtim nga rajone të ndryshme të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›