Historia, 2 vjet sorollatje nëpër institucione për kempin e invaliditetit
Flokët e bardhë që i varen në supe të ngërthyera gërshet i bëjnë kontrast me fytyrën e lodhur. Ajo duket e munduar, tejet e lodhur, në pjesën e supit i duket shenja e operacionit që ka kryer vite më parë nga një gjëndër turbekuloze. Ka më shumë se 20 vjet e sëmurë, tashmë gjëndra i ka kaluar në zonën poshtë krahut dhe vazhdon ti dhembë e ti rritet
edhe më shumë. Është e veshur keq, e zbehtë dhe e pafuqishme. Herë pas herë kur nis të flasë mezi merr frymë. Një dorë e mban shpesh në krahun e majtë të kraharorit sepse vuan edhe nga sëmundja e zemrës. Por edhe pse në këtë gjendje të vështirë, kjo grua është e detyruar të jetojë me rrogën e pakët të vajzës së saj. Nuk përfitoj asgjë nga institucionet shtetërore madje Instituti i Sigurimeve Shoqërore më ka ndërprerë me pa të drejtë kempin e invaliditetit edhe pse me shkresa e kam përfituar ka rrëfyer ditën e djeshme për gazetën SOT, 57 vjeçarja nga zona e sharrës në kryeqytet Tahire Mema. Sipas saj Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka rreth dy vjet që i mban peng paratë e kempit të përfituar në mënyrë ligjore madje të vulosur nga vetë ISSH-ja. Në duar shtrëngon fort dokumentet e kempit e me ore të tëra është e detyruar të presë një përgjigje për problemin e saj. Në korridoret boshe të Ministrisë së Shëndetësisë ajo qëndron për orë të tëra. Kur e takojmë na tregon se përpara disa muajsh ka takuar edhe vetë Ministrin Vasili u cili i ka premtuar se do ta zgjidhë problemin e saj. E kam takuar ministrin Vasili përpara 6 muajsh, më pas më thirri në zyrë ja shpjegova se si e kisha hallin. Më priti mirë dhe më premtoi se do më ndihmonte por ende përsëri nuk kam marrë paratë e kempit, çdo gjë është harruar, tregon e shqetësuar 57 vjeçarja Mema. Sipas saj, ajo ka dy vjet që po rropatet dyerve të shtetit, madje e ka çuar çështjen e saj deri në gjykatën e shkallës së parë dhe pas 20 ditësh ka seancën e në gjykatën e apelit. Ajo tregon gjithashtu se jeton në zonën e sharrës në kryeqytet në një barakë të vjetër dhe nuk përfiton asnjë të ardhur nga shteti.Kam gati dy vjet që vij vërdallë nëpër dyert e shtetit për kempin e invaliditetit që e përfitoj sipas ligjit, pasi kanë qenë specialistët e këtij institucioni që më kanë dhënë shkresat e firmosura me vula dhe me firma, por përsëri nuk i kam marrë paratë thotë për gazetën pasi vetë ministri Vasili i ka premtuar se problemi i saj do ta ketë një zgjidhje. Por fjalët si gjithmonë i merr era. Edhe pse kanë kaluar plot gjashtë muaj nga ankesa që qytetarja Tahire Mema ja ka çuar me shkrim ministrit madje ja ka rrëfyer personalisht problemin e saj asgjë nuk ka ndodhur. Asnjë masë nuk është marrë në lidhje me çështjen e saj përsa i përket problemit me kempin e invaliditetit. Mesa duket fjalët i ka marrë era dhe mirësjellja e Ministrit Vasili ka qenë aq e pavërtetë saqë është harruar fare, si shumë halle e ankesa të mijëra qytetarëve të tjerë që trokasin në derën e tij.
Historia
Jeta e Tahire Memës ka qenë një udhëkryq i vërtetë midis jetës dhe vdekjes, midis skamjes dhe urisë, midis shtëpisë dhe spitalit, gënjeshtrës e të vërtetës për të drejtën e saj. Gjatë kohës kur ka jetuar në një nga fshatrat e Dibrës Tahirja ka përfituar për gati tre vjet edhe kempin e invaliditetit. Por kjo ka qene e vetmja periudhë kur ajo ka marrë ndihmë nga shteti. Më pas ka mjaftuar vetëm një përplasje me një nga mjekët e spitalit të sanatoriumit dhe gjithçka ka marrë të tatëpjetën. Problemet kanë filluar pikërisht aty. Por jo vetëm problemet shëndetësore por edhe dramat e mëdha të jetës kanë qenë përherë më të.
Arta AGOLLI