E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si përfitohet pensioni i invaliditetit

Kush është në prag të pensionit të invaliditetit duhet të plotësojë disa dokumente të caktuara, përpara se të përfitojë pensionin. Sipas rregullores së re të ISSH-së, personat që kanë probleme shëndetësore duhet të plotësojnë një kërkesë për pension në

Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Së bashku me formularin, këta persona duhet të dorëzojnë dhe disa dokumente të tjerë si certifikatat e gjendjes civile: të lindjes, familjare, të martesës, fletë-drejtimi për në KMCAP, epikriza dhe dokumentet mjekësore, sipas diagnozës për të cilën kërkohet pension invaliditeti. Të gjitha këto dokumente së bashku me kërkesën duhet të dorëzohen tek inspektori pritës i Agjencisë lokale të Sigurimeve Shoqërore. Më pas do të jetë mjeku i ekspertizës mjekësore, i cili do të kalojë në skanerin e tij të gjithë dokumentet e dorëzuara dhe vendos për bazueshmërinë ligjore dhe shkakun nëse është aksident në punë, sëmundje profesionale apo sëmundje e përgjithshme. Mjeku i ekspertizës pasi bën të gjitha verifikimet, cakton datën e paraqitjes për në KMCAP ose përgatit shkresën zyrtare, nëse personi nuk plotëson kushtet për pension invaliditeti. Ndërsa përsa i përket aplikimit për herë të parë për pension invaliditeti një person duhet të plotësojë këto kushte.

Hapat që duhen ndjekur për pension invalidi
Pensionet e invaliditetit të të gjitha llojeve që parashikon ligji nr. 7703, datë 11.5.1993 Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, caktohen në bazë të kërkesës me shkrim, sipas formularit tip bashkëlidhur dhe dokumenteve të përcaktuara në këtë rregullore. Hapi i dytë është kërkesa për pension e cila plotësohet në ALSSH nga vetë personi, në prani të pritësit, në tri kopje, nga të cilat kopja e parë shoqëron dosjen, kopja e dytë i jepet personit dhe kopja e tretë ngelet në ALSSH, duke u ruajtur për një periudhë kohe deri në një vit. Fletë kërkesa në këtë moment shërben edhe si fletë inventari e dokumenteve që dorëzohen. Më pas kërkesa, së bashku me dokumentet, paraqiten në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile të personit, që kërkon të dalë në pension invaliditeti. Në përfundim Inspektori pritës i ALSSH-së është i detyruar dhe mban përgjegjësi për: - pajisjen me formularin tip të dokumenteve për pension invaliditeti bashkëlidhur me këtë rregullore, personi duhet të ketë pajisjen me listën e dokumenteve mjekësore, e cila është e veçantë sipas diagnozës për të cilën pretendohet pension invaliditeti.

Dokumentacioni përkatës
Dokumentet për pension Invaliditeti 
Certifikatë lindje me fotografi dhe certifikatë e gjendjes familjare.
Vërtetimi i periudhës së sigurimit(është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë), sipas modeleve bashkëlidhur.
Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës(për punëmarrësin), modeli bashkëlidhur.
Raport mjekësor të gjendjes shëndetësore para periudhës së sigurimit.
Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak.
Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksidente në punë sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin).
Fletë drejtimi për në KMCAP, nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletë dalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumentet të tjera.
Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 01.01.1994 deri në ditën e lënies së punës.
Proces verbal i aksidentit në punë.
Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›