Vjen për të aplikuar për pasaportë, humbet 18-vjçari

Evgjeni Zotaj, e ëma e Konstandinit, kontakton me Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri dhe referon shqetësimin për djalin e saj 18-vjçar
Konstandin Zotaj, një i mitur 18 vjç ka ardhur nga Greqia për të aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti, por prej 3 ditësh nuk gjendet. Sipas drejtorit të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj, ndonëse ALO 116 dhe familja e të afërm të Konstandinit kanë kontaktuar me Policinë e Shtetit deri më tani nuk është kryer asnjë lloj kontrolli nga autoritetet përgjegjëse të policisë në Gjirokastër dhe Fier për gjetjen e tij.
Denoncimi
Evgjeni Zotaj, e ëma e Konstandinit, kontakton me ALO 116 - Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri dhe referon shqetësimin për djalin e saj 18-vjçar. Familja e djalit është nga Vlora dhe ka shumë vite që jeton dhe punon në Greqi.
Në datë 16 Mars 2010 rreth orës 20:30 të mbrëmjes, familja e Konstandinit e ka përcjellë atë në stacionin e autobusëve në Athinë, pasi ai do të vinte në Gjirokastër që të aplikonte për pasaportë dhe Kartë Identiteti. Ai ka arritur në Gjirokastër rreth orës 4-5 të mëngjesit dhe është pritur nga një e afërmja e tij.
Ngjarja
Të mërkurën në datë 17 Mars, Konstandini ka dorëzuar dokumentacionin e aplikimit dhe rreth drekës me dijeninë e familjes është nisur për në Vlorë për të takuar të afërmit e tjerë që ka në këtë qytet. Ai është përcjellë nga Znj. Jorgjie në stacionin e linjës së autobusit që shkonte në Fier.
Më pas, ai do të përdorte linjën e autobusit ose furgonave që shkonin në Vlorë dhe do të vizitonte të afërmit e tij. Sipas konfirmimit të nënës së djalit, familja vjen çdo vit në Shqipëri dhe djali e ka aplikuar dhe herë të tjera këtë intenerar.
Familjarët konfirmojnë që djali nuk ka pasur asnjëherë probleme me askënd si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Që nga dita e mërkurën që është ndarë me të afërmen e tij në Gjirokastër, nuk dihet më asgjë për Konstandinin.
E ëma e Konstandinit, Znj. Evgjeni është lidhur me të gjithë të afërmit, por askush nuk e ka parë djalin. Më pas, ajo kontaktuar me Komisariatin e policisë në Vlorë, por punonjësit e këtij komisariati i janë përgjigjur se vetëm pas 5-6 ditësh mungesë të djalit ata mund të angazhohen zyrtarisht për gjetjen e tij.
Po ashtu, edhe e afërmja në Gjirokastër ka kërkuar nga Policia lokale që të marrin masa për gjetjen e djalit, por ka marrë të njëjtën përgjigje
Të ndodhur përballë këtij problemi, prindërit e 18-vjçarit bëjnë apel se janë shumë e shqetësuar dhe luten që të gjithë të ndihmojnë në gjetjen e djalit të tyre18-vjçar.
RASTI: KOSTANDIN ZOTAJ
19 Mars 2010, Tiranë
Emri dhe mbiemri: Konstandin Zotaj
Mosha: 18 vjç
Banues: Athinë, Greqi
Vend-ndodhja aktuale: Shqipëri
Qyteti i fundit ku është parë: Gjirokastër
Statusi: Konsiderohet i humbur
Pika e kontaktit: ALO 116 ose 129 (Policia)