E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër në samitin e NATO-s, diskutohet për Kosovën

Në mbledhjen e ardhshme të Samitit të NATO-së situata në veri të Kosovës dhe roli i KFOR-it do të jetë pika dominante gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare. Samiti do të mbahet më 5- 6 tetor në Bruksel.

Do të bisedojmë për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. E pamë se si janë shtuar tensionet dhe se sa i rëndësishëm mbetet misioni i NATO-s atje, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogs Rasmussen.

Ai tha se roli i KFOR-it në Kosovë është garantimi i i sigurisë për të gjithë banorët pa marrë para sysh përkatësinë etnike dhe këtë misioni KFOR-i do ta vazhdojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›