E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqa Shatri rrëfen vjedhjen e identitetit nga Ilir Kumbaro

Shaqa Shatri, ideniteti i të cilit është përdorur për vite me radhë nga ish-agjenti i shërbimeve sekrete, Ilir Kumbaro, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, është gjetur në Kosovë nga gazetari i njohur, Artan Hoxha, që drejton emisionin Xhungël. Ai është gjetur në fshatin Kushnin, rreth 30 km në dalje të qytetit të Prizrenit dhe ka rrëfyer vjedhjen e identitetit.

I kam kaluar 66 vjeç. Kam 6 vajza dhe 1 djalë. Profesioni im është furrtar ose bukëpjekës. Në 1992 filluan sanksionet ndaj ish Jugosllavisë, pas nisjes së konfliktit në Bosnje, dhe nuk pata mundësi të përsëritja kontratën për tu kthyer sërish në vendin e punës. Duke mos pasur rrugë tjetër të siguroj të ardhurat, vendosa të shkoj ilegalisht në Zvicër, duke kaluar nga Shqipëria. Gjatë qëndrimit në Tiranë, jam përpjekur të takoj disa njerëz të cilët kundrejt pagesës do të më kalonin në Itali. Një ditë hipa në autobusin urban dhe ishte plot me njerëz. Në autobus njerëzit shtyheshin me njëri- tjetrin dhe mua mu desh të mbahem në një hekur sipër kokës për të mos u rrëzuar. Për shkak të rrëmujës nuk e kuptova se po më vidhnin. Kur zbrita nga autobusi pranë Zogut të Zi, futa dorën në xhep dhe nuk gjeta as portofolin dhe as dokumentat. M’i kishin marrë të gjitha, pasaportën, letërnjoftimin dhe të gjitha paratë që kisha me vete.”, është rrëfyer Shatri për gazetarin Hoxha, duke thënë e nuk kishte ditur asgjë që identitetin e tij e përdorte Kumbaro, dhe e kishte mësuar nga TV dhe gazetarët. Askush nuk ka ardhur për të më pyetur, as policia as ndërkombëtarët, vetëm gazetarët”.

Shaqa Shatri i vërtetë tregoi dokumentin e tij të identitetit të lëshuar së fundi nga Republika e Kosovës ku janë të njëjtat gjeneralitete me ato që Kumbaro pretendon para gjykatës angleze për të penguar ekstradimin drejt Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›