E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Jo dialogut politik me Serbinë

Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, në një deklaratë për mediat kosovare kundërshtoi presidenten Jahjaga dhe Kryeministrin Thaçi në lidhje me vazhdimin ose jo të dialogut me Serbinë.

Sipas tij bisedimet politike me Beogradin kanë përfunduar në vitin 2007 dhe nuk ka më arsye që një gjë e tillë të rikthehet në tavolinë.

Krasniqi pas mbledhjes se kryesisë së Kuvendit të Kosovës deklaroi se është rezoluta e Kuvendit ajo që ndalon nisjen e dialogut për çështjet tjera përveç atyre teknike, por sipas tij nëse tentohet të ndryshohet rrjedha e dialogut atëherë duhet të ndryshoj edhe rezoluta e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›