E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini kërkon trofeun nga Interi

Roberto Mancini, trajneri i Interit pohon se skuadra e tij do të jetë më shumë konkrete dhe e përqendruar në raport me edicionin e fundit të Ligës së Kampioneve, kur të martën do të përballet me Sportingun e Lsibonës në Portugali
Skuadër muskolare
I intervistuar nga revista zyrtare e UEFA-s për Ligën e Kampioneve, "Champions", Mancini deklaron se ardhja e Patrik Vieira nga Juventusi e bën skuadrën e tij më pak teknike, por më shumë muskulare. "Më pak fantaziose, më shumë muskular", shprehet Mancini.
Blerje të rëndësishme
Vieira u afrua në Milano së bashku me Hernan Krespo, Zlatan Ibrahimovic, Maikon, Maksuell, Olivier Dakurt dhe Fabio Grosso, heroi i "axurr" i Kupës së fundit të Botës. Tani Interi nuk ka më asnjë alibi dhe duhet të tentojë të bëjë një figurë të mirë si në Itali ashtu dhe në Europë, pas një sezoni që kulmoi me fitimin në tavolinë të titullit kampion të Italisë.
Titulli kampion
Tifozeria zikaltër ende nuk a ka harruar atë eleminim të turpshëm me Vilarealin në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve në sezonin 2005-2006.
Mancini pohon se një titull i marrë në tavolinë nuk është një trofe që e bën atë të ndjejë turp: "Nuk ka asjë për të qenë i turpëruar. Skuadrat e tjera janë sjellë në mënyrë jo korrekte. Klasifikimi ynë ishte fryt i përpjekjeve tona në kampionat.
Besim i madh
Në cdo rast, Mancini shpjegon se e ndjen presionin e publikut dhe se është gjithmonë në sytë e tij. Pas fitimit të Kupës së Italisë, majin e kalaur, tekniku u rikonfirmua nga padroni Morati në pankinën e Interit. "Nuk kam dyshime në lidhje me qendrimin e përhershëm në pankinën e Interit. Të gjesh një trajner me të zotin se mua sigursht që nuk është e lehtë".

Ndeshjet
12 shtator 2006
A- Celsi-Verder B.
A- Barcelona-Levski
B- Sporting-Inter
B- Bajern-Spatak Moskë
C- Galatasaraj-Bordo
C- PSV-Liverpul
D- Olimpiakos-Valencia
D- Roma-Shakhtar
13 shtator 2006
E- Dinamo Kiev-Steaua
E- Lion-Reali i Madridit
F- Man.Junaitid-Sëlltik
F- Kobenhavn-Benfika
G- Porto-CSKA Moskë
G- Hamburg-Arsenal
H- Anderlehht-Lilë
H- Milan-AEK
Ndeshjet fillojnë në orën 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›