Xhenoa: 2 milion euro për Bogdanin

Duket se është zgjidhur përfundimisht edhe "detaji" i fundit i kontratës së ardhshme midis Xhenoas dhe Sienës në lidhje me transferimin e sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani. Nuk do të jenë 3 milion euro që do të derdhen në klubin bardhezi të Serisë A, i cili zotëron edhe kartonin e Bogdanit, por vetëm 2 milion euro, cmim që është pranuar edhe nga drejtuesit e Sienës, duke parë që edhe kurba e vlerësimit të lojtarit shqiptar është gjithmonë në rrënie të lirë. Bogdani nuk po bën një sezon të mirë (vetëm 2 gola), kjo dhe për shkak të aktivizimit të pakët, ndërsa në ndeshjet e fundit, gjigandi shqiptar nuk është kuotuar në nota të larta. Presidenti i Xhenoas, Preciozi, ka dhe dy alternativa të tjera në sulm: Artuto Di Napoli ( i ndjekur në të kaluarën nga Xhenoa) dhe që militon te Mesina, por edhe lojtari i ri me prespektivë Evakuo dell'Avelino, i cili preferohet nga Preciozi.