E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: “Privilegj, lufta me Shumin”

Dy herë kampioni i botës, Fernando Alonso, ishte i fundir që arriti të mposhtë Mikael Shumakler. Spanjolli, dha dje një intervistë, e cila është edhe e fundit si pilot i skuderisë franceze Renault." Të luftoja me Shumakerin ishte fantastike. Në vitin 2005 kisha thënë se do të ishte e rendësishme të fitoja një Botëror me Mikael akoma në pistë, për vlerat që tifozët i jepnin fitoreve të tilla. I uroj atij dhe familjes së tij gjithë të mirat në jetën e re. Ishte vërtet një kënaqësi të luftoja kundër tij", përfundon 25-vjecari. Alonso do të garojë në kampionatin e vitit 2007 si pilot i skuderisë MekLaren-Mercedes. "Është një skuadër e fortë. Do të punojmë shumë gjatë dimrit për të arritur në fillim të sezonit në qind për qind. Është e natyrshme që do të më duhet një përiudhë adaptimi, por do të jap maksimumin, duke kërkuar të fitoj gjithmonë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›