E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër përkujtohet vrasja e studentit nga policia greke

Përvjetori i vrasjes së studentit grek vitin e kaluar, mobilizon këtë fundjavë mbi 6 mijë forca policie në rrugët e kryeqytetit Athinë.
Vrasja e studentit 15-vjeçar nga policia greke shkaktoi fundvitin e kaluar një valë protestash të dhunshme në fqinjin tonë jugor, të cilat nuk provoheshin aty prej dekadash.

Një marshim madhështor pritet të organizohet nesër nga studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve greke.

Ndërkohë, në anën tjetër policia deklaron se nuk do të tolërojë asnjë akt dhune. "Duam të dërgojmë një mesazh të qartë, se nuk do ta tolerojmë përsëritjen e dhunës dhe terrorit në qendër të Athinës. Nuk do t'ua dorëzojmë qytetin vandalëve", deklaroi ministri për Mbrojtjen e Qytetareve, Mihalis Chrysohoidis.

Familjarët dhe shokët e adoleshentit Alexandros Grigoropoulos do të zhvillojnë një ceremoni përkujtimore me rastin 1 vjetorit të vrasjes së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›