E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet në energjetikë, hiqen 12 dokumente

Në mbledhjen e Tas Force, u vendos reduktimi i licencave dhe autorizimeve nga 23 në 13.

Mbledhja e Task Forcës Rregullatore trajtoi disa problemeve thelbësore të reformës rregullatore, që kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave të lejeve dhe licencave, pas marrjes së koncesionit në fushën e energjetikes.

“Qeveria me një kuadër të ri ligjor, me krijimin e qendrës unike për lejet dhe licenca, si dhe me një seri vendimesh të tjera, ia doli të shndërrojë në realitet, një garë të paprecedent, në fushën e energjisë së rinovueshme, garë e cila ka pasur për rezultatet firmosjen e kontratave, për rreth 320 HEC në mbarë vendin, garë  e cila shndërroi Shqipërinë aktualisht, në vendin më tërheqës për investimet e huaja në fushën e energjisë hidrike, garë e cila në një hark kohor të shkurtër brenda këtij viti që jemi sjell një prodhim energjie të konsiderueshëm, në të katër anët e vendit, nga Saranda, Delvina, deri në Pukë dhe në zona të tjera të vendit”, tha Berisha.

Duke qenë se krijimi i Qendrës Kombëtare të Lejeve dhe Licencave ka rezultuar i suksesshëm dhe është mirëpritur nga biznesmenët, Kryeministri u shpreh se është e domosdoshme që të adresohen në këtë Qendër të gjitha burokracitë post koncensionare, në mënyrë që t’u ofrohen shërbimet më të mira, kompanive që vendosin të investojnë në energjinë e rinovueshme. Por, në këtë kuadër masash, Kryeministri kërkoi nga ministria përkatëse shqyrtimin  e një sërë stimujsh, për të gjithë atë që investojnë në energjinë e rinovueshme.

Zëvendësministri i Energjetikës, Eno Bozdo, prezantoi projektin e vendosjes së të gjitha autorizimeve dhe licencave në një ONE STOP SHOP, në kuadrin  e një projektvendimi për lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve të lejeve, licencave dhe autorizimeve për projektet energjetike. Gjithashtu, gjatë mbledhjes u prezantua edhe projektvendimi për ndërhyrjen në legjislacionin e dhënies së tokave me qira, enfiteozë, etj., për të zgjidhur problemin që koncesionarët kanë me titullin e pronësisë dhe për të lehtësuar investimet. /Start/

                                                                                             2012-03-07 11:19
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›