AKEP: Cmimet e bisedave celulare do të ulen në shtator
TIRANE- Cmimet e bisedave celulare pritet të ulen sërish duke filluar nga muaji shtator.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Pirro Xhixho gjatë diskutimit të raportit për vitin 2011-të në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Sipas tij, çmimet e bisedave celulare do të ulen, në bazë të strategjisë të ndërmarrë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Ai ka shtuar se tarifat pësuan rënie të ndjeshme edhe gjatë këtij viti, si pasojë edhe e rritjes së konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)