Ngjela: Opozita të rinisë protestat
TIRANË- Kryetari i Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela nëpërmjet një deklarate për mediat i bëri thirrje opozitës të rinisë protestat për të larguar nga vendi otomanizmin hoxhjan dhe rrjedhimisht kryeministrin Berisha, që Ngjela e cilësoi si pasardhës të këtij regjimi.
Ngjela deklaroi më tej se pikërisht kjo qeverisje, mban peng integrimin në BE.
“Ne konstatojmë se vijon otomanizmi hoxhjan nëpërmjet një bande otomane që ka kohë që livadhis nëpër Shqipëri. Si pasojë e kësaj nuk u dënua kurrë asnjë kryetar dege, asnjë punonjës i sigurimit të shtetit në makabritetet që kanë bërë gjatë 30 vjetëve të otomanizmit hoxhjan në Shqipëri. Në këtë situatë i bëj thirrje opozitës të fillojë protestat për të shkallmuar përfundimisht otomanizmin në Shqipëri. Arsyeja kryesore që nuk hyjmë dot në procedurat e BE-së është otomanizmi i kryeministrit Sali”, u shpreh Ngjela.
(ma.ar/BalkanWeb)