Neser raundi i dyte i bisedimeve Prishtine-Beograd

Delegacionet e Prishtines dhe Beogradit do te takohen neser serish ne Bruksel per te vazhduar bisedimet e filluara me 8 mars ne te cilat qene diskutuar levizja e lire dokumentet e regjistrimit civil ceshtjet e doganave hapesires ajrore dhe te marreveshjeve rajonale.
Neser nderkaq pritet qe ketyre ceshtjeve tu shtohen edhe problemet me energjine ndersa perfaqesuesit e te dyja paleve thone se gama e temave te diskutuara mund te shtohet. Ndermjetesuesit e Bashkimit Evropian e kane cilesuar takimin e pare si konstruktiv dhe kane shfaqur bindjen se te dyja palet do te vazhdojne qe ne nje fryme te tille te debatojne te gjitha ceshtjet praktike te interesit te ndersjelle duke shmangur fillimisht ceshtjet qe lidhen me statusin politik te Kosoves.
Te dyja delegacionet nderkaq ne shtepi kane lene qendrime te ndryshme rreth bisedimeve. Zyrtaret serbe thone se ato jane ne funksion te gjetjes se nje zgjidhjeje te konfliktit shqiptaro serb ndersa opozita ne Beograd thote se bisedimet do te cojne ne njohjen e pavaresise se Kosoves nga Serbia.
Ne Prishtine opozita thote se bisedimet jane ne favor te Serbise dhe Kosova nuk do te kete asnje perfitim prej tyre ne kete periudhe kur Beogradi refuzon te njoh pavaresine e Kosoves dhe kontrollon nje pjese te territorit te saj me strukturat paralele.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e sheh ndryshe rezultatin e ketyre bisedimeve. Dua te besoj fuqishem se ky dialog do te permbyllet me njohjet reciproke ndermjet Kosoves dhe Serbise sepse ky eshte edhe nje kriter tjeter demokratik per tu integruar dy vendet tona ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.
Ai eshte i bindur se keto bisedime do te ndihmojne edhe tejkalimin e konfliktit shqiptaro serb. Pajtimi shqiptaro serb do te ndodhe. Do te permbyllet njehere e pergjithmone kapitulli i konfliktit njeshekullor mes shqiptareve dhe serbeve. Ky kapitull do te permbyllet vetem me integrimin e plote te Republikes se Kosoves dhe Serbise ne NATO dhe ne Bashkim Evropian. Pra kur te fitojne vlerat euro-atlantike edhe ne rajoni tone.
Vezhguesit e pavarur thone se hyrja ne bisedime me Serbine pa hedhur kuadrin e ketyre bisedimeve nuk do ti sjell perparim Kosoves e cila ne vjeshten e ketij viti nuk do te kete perparim ne marredheniet e saj me Bashkimin Evropian.
Nderkaq sipas tyre ne vjeshten e ketij viti Beogradi mund te jete i legjitimuar si pale pa te cilen nuk mund te levize asgje ne Kosove dhe per me teper Beogradi mund te legjitimohet si nje vend me afer Bashkimit Evropian. Autoritetet nderkaq e shohin edhe Kosoven me afer proceseve integruese ne fund te ketyre bisedimeve.
Sidoqofte. perfaqesuesit e te dyja paleve pritet te shpeshtojne takimet ne muajt qe vijne dhe diplomatet nderkombetare shpresojne ne afrimin e te dyja paleve dhe shkrirjen e marredhenieve te ngrira per shkak te refuzimit te Serbise qe te njohe pavaresine e Kosoves te cilen deri tash e kane njohur 75 vende te botes.