E Diel, 1 Nëntor 2026

Memedi Marredheniet e fqinjesise ndihmojne integrimin e Maqedonise

Zyrtari i larte i Ministrise se Jashtme te Maqedonise Abdulkadar Memedi tha se tre perparesite kryesore te politikes se jashtme te vendit te tij jane anetaresimi ne NATO fillimi i bisedimeve per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe marrdhenet fqinjesore me vendet e rajonit. Zoti Memedi tha se per ceshtjen e emrit duhet te gjendet nje zgjidhje e cila nuk kercenon identitetin kombetar kulturor dhe fetar as te Maqedonise dhe as te Greqise. Keto komente Sekretari i shtetit ne ministrine e Jashtme i beri ne Qendren per Marredheniet Transatlantike te universitetit John Hopkins ne Uashington.

Sekretari ne ministrine e jashtme te Maqedonise Abdulkadar Memedi tha se marredheniet e fqinjesise jane nje element i rendesishem i cili ndihmon proceset e integrimit te Maqedonise.  Ai tha se Maqedonia ka marredhenie te mira me vendet e rajoni dhe po punon ne zgjerimin e tyre per te mundesuar levizjen e lire te njerezeve dhe mallrave.

Ne lidhje me marrdheniet nderetnike zoti Memedi tha se zbatimi i marreveshjes se Ohrit eshte i rendesishem dhe duhet te vazhdoje. Ai tha se kjo marreveshje i ka dhene fund konfliktit nderetnik dhe zbatimi i saj eshte i rendesishem jo vetem per qendrueshmerine ne vend por edhe per integrimet euroatlantike.

Ne po vazhdojme me procesin e zbatimit te Marreveshjes se Ohrit. Nganjehere dinamika e procesit te zbatimit te kesaj marreveshje eshte e ndryshme dhe e ngadalshme. Por ekziston nje konsensus mes aktoreve politik se zbatimi i kesaj marreveshje eshte shume i rendesishem per stabilitetin e brendshem te vendit dhe per integrimet euroatlantike tha zoti Memedi.

Pas fjalimit e pyetem zotin Memedi nese zvarritja e zgjidhjes se problemit te emrit mund te nxise mosdurim te brendeshem.

Abdulkader Memedi Gjithsesi se prioritetet e Maqedonise mbeten integrimi ne NATO dhe BE. Dhe ceshtja e emrit eshte pengesa qe shtyn procesin dhe zgjate status kuon e procesit te integrimeve. Aspekt i rendesishem ne zgjidhjen e emrit eshte integrimi ne NATO. Per kete ceshtje ka konsensus ne mesin e qytetareve dhe spektrit politik ne Maqedoni. do shtytje e ketij procesi per cdo dite konsumon durimin por ne nuk do te jemi pesimist te themi se harxhon durimin deri ne fund sepse vazhdimisht ne menyre konstruktive deshirojme te jemi pjese e zgjidhjes se kesaj ceshjte.

Zeri i Amerikes  Shqiptaret deri vone kane qene indiferente ndaj ceshtjes se emrit. Per ata pothuaj gjithcka eshte e pranueshme pervec references Maqedonia Sllave. Si e shikojne problemin e emrit shqiptaret e Maqedonise

Abdulkader Memedi Shqiptaret nuk kane qene indiferente ndaj emrit. Por shqiptaret kane treguar mirekuptim ndaj ceshtjes se emrit gjegjesisht ndaj ceshtjeve te identitetit nacional dhe kulturor te bashkeatdhetareve apo bashkeqytetareeve te tyre maqedonas. Zgjidhja e ceshtjes se emrit ne menyre direkte apo indirekte implikon edhe ndryshime ashtu sic eshte implikuar deri tani edhe ne aspektin e identitetit gjuhesor dhe kulturor. Ne jemi ata te cilet kemi mirekuptim dhe themi se bashkeqytetaret tane maqedonas kane te drejte te ndjehen ashu sic ndjehen. Prandaj cdo zgjidhje qe do te pranojne ata pervec zgjidhjes e cila do ta cenonte identitetin dhe shteteformesine e shqiptareve ne Maqedoni do te ishte e papranueshme. Por gjithsesi deshiroj te theksoj se pjesemarrja e faktorit shqiptar ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit eshte shume aktive. Ndoshta jo shume publike por eshte shume aktive gje te cilen e deshmojne te gjitha qendrat nderkommbetare duke e definuar faktorin shqiptar ne qeveri si faktor stabiliteti dhe si faktor kujdestar i kursit euroatlantik te Maqedonise.

Zeri i Amerikes  Si po i pergjigjet qeveria e Maqedonise kerkesave per hapje te reja te pikave kufitare. po ndodh me planin per nje vendkalim te ri ne fshatrat Stancic-Bellanoc

Abdulkader Memedi Ne si qeveri e Republikes se Maqedonise kemi kompletuar te gjitha procedurat per hapjen e ketyre kalimeve kufitare ne aspektin formal dhe juridik. Kemi pritur pergjigje nga pala kosovare. Dhe kuptohet per shkak te zgjedhjeve te parakohshme dhe formimit te qeverise se re deri tani nuk kemi marre pergjigje. Por kam nje pralajmerim qe se shpejti pala kosovare do te jape pelqimin qe kalimi kufitar Bellanoc-Stancic te transformohet ne kalim kufitar nderkombetar. Per kete do te nevojitet nenshkrimi i nje marreveshje te re dy paleshe. Dhe posa te nenshkruhet ajo  marreveshje dypaleshe menjehere do te fillojne proceset e tjera. Paraprakisht ne kemi arritur marreveshje me Komisionin Evropian qe te shfrytezohen mjetet e komponentes IPA-2 per bashkepunim nderkufitar per ndertimin e terminalit apo nderteses se kalimit kufitar te perbashket qe do te ndertohet mes Republikes se Maqedonise dhe Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›