E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër shpallet fituesi për ndërtimin e parlamentit të ri

Share

Jo, nuk është një gabim. Nesër pritet të shpallet fituesi i projektit për parlamentin e ri edhe pse ka pasur një fitues, të cilin media austriake e shpalli fitues që dhjetë ditë përpara se të vendoste juria prestigjioze. Por ky fituesi i paska kërkuar qeverisë 10 përqind të investimit total dhe Berisha deklaroi para disa kohësh se firma austriake u tërhoq dhe tani do shpallet fituesi tjetër pas tij.

Të lind pyetja se përse bëhen konkurse dhe askush nuk pyet për vlerat monetare që kërkojnë kompanitë? Nejse, e vërteta është se para për parlamentin e ri nuk ka, por të paktën kësaj mazhorance i ka hyrë në qejf ekspozimi i maketeve. Të paktën të ngopin shqiptarët me ëndrra, se para nuk ka. E patë kryeministrin që shkoi sërish të shihte projektet e bulevardit që i kishte parë edhe njëherë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›