E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, gjykata zbut ndjeshëm dënimet: Delijorgji 10 vjet, Minxolli e Pinari 18 vjet, Luan Hoxha 6 vjet

Share

Disa ditë përpara 4 vjetorit të shpërthimit tragjik në Gërdec, gjykata e Faktit në Tiranë ka nisur që të lexojë vendimet për këtë çështje. Edhe pse prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mihal Delijorgjin, Dritan Minxollin dhe Ylli Pinarin, gjykata ka dënuar me 10 vite burg Delijorgjin dhe nga 18 vite Minxollin dhe Pinarin. Për ish- shefin e Shtabit, Luan Hoxha është dhënë dënimi 6 vjet burg nga 8 që kishte kërkuar prokuroria. Hoxha mendohet se është larguar nga Shqipëria. Gjykata ka dënuar me 10 vite nga 23 që kishte kërkuar prokuroria Sokol Ngjeçin, ish- mbikëqyrës i ndërmarrjes MEICO. Ardian Mullai dhe Agim Lala janë shpallur të pafajshëm…

Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për të pandehurit e çështjes  ’Gerdeci’


1-Mihal Delijorgji 10 vjet burg
2-Ylli Pinari 18 vjet burg
3-Dritan Minxolli 18 vjet burg
4-Sokol Ngjeci 10 vjet burg
5-Luan Hoxha 6 vjet burg
6-Ardian Mullai i pafajshëm
7- Agim Lala i pafajshëm
8-Dashnor Çaushi 3 vjet burg
9- Ilmi Laçaj 3 vjet burg
10-Gëzim Oshati 3 vjet burg
11-Jorgo Mino 3 vjet burg
12-Bahri Toska 3 vjet burg
13-Zenun Ferro 3 burg
14-Ndue Marku 3 vjet burg
15-Fatbardh Kuci 3 vjet burg
16-Shpëtim Spahiu 4 vjet burg, dënimi pezullohet për 3 vite
17-Hysni Cocka 3 vjet burg
18-Zija Bahja i pafajshëm
19-Myqerem Mato i pafajshëm
20-Agim Babamedo i pafajshëm
21-Besnik Dauti i pafajshëm
22-Adriatik Mema i pafajshëm
23-Ardian Tartari 1 vit burg
24-Te rishqyrtohet ceshtja ndaj Lafti Shatri
25-Shkëlzen Madani me 3 vjet

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›