MTKRS, strategji kombëtare për riorganizimin e muzeve
TIRANË- Komisioni Shtetëror i Muzeve, ka bërë të ditur nisjen e punës për hartimin strategjisë kombëtare në fushën e muzeologjisë, në kuadër të riorganizimit dhe sistemimit të muzeve në vendin tonë.
Gjatë mbledhjes së sotme ministri i Kulturës, Aldo Bumçi kërkoi nga ekspertët që të bëjnë propozimet e tyre në tre nga fushat e specifike të muzeologjisë.
Konkretisht për krijimin, rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve që lidhen direkt me periudhën e komunizmit. Rikonceptimi dhe përshtatja e muzeve etnografikë, si dhe krijimi i pavijoneve të reja brenda muzeve ekzistues historikë por edhe mundësinë e krijimit të tyre në zona me potencial të lartë etno-kulturor, përfshi këtu edhe Tiranën.
Në fund u propozua dhe hapja e shkollës në nivel master apo doktorature pranë Institutit të Studimeve Albanologjike për përgatitjen e specialistëve të Muzeologjisë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)