Rama: Reforma urgjente në sektorin bujqësor

Kreu socialist, Rama në tryezën e mbajtur për bujqësinë, theksoi se fshati shqiptar nga sektor prodhimi për mbijetesë, do të shndërrohet në sektor të qëndrueshëm, modern dhe konkurrues.
"Kur flasim për zhvillim rural ne vendosim një vijë të qartë ndarëse me ata që sot e keq qeverisin fshatin dhe të gjitha marrëdhëniet që e mbajnë të mbyllur në kornizën e pamjaftueshme të zhvillimit rural. Zhvillimi rural është shumë më tepër se një zhvillim bujqësie, pasi furnizimi i tregut të brendshëm me produkte bujqësore lidhet me zhvillimin rural si një koncept bazë për zhvillimin e fshatit", u shpreh Rama.
Ai shtoi se rruga drejt një zhvillimi modern rural është e lidhur në mënyrë të pandashme me rrugëzgjidhjen e problemit të pronës. "Ferma shqiptare sot është e bazuar në modelin familjar, kushtëzohet në një sipërfaqe shumë të vogël dhe është nën kërcënimin e konflikteve të pronësisë. Shqipëria sot eksporton 8-9 herë më pak sesa importon. Këtë nuk e ka asnjë vend evropian dhe kjo përbën një raport të papranueshëm. Shqipëria bën pjesë në marrëveshjet e tregtisë së lirë, por ka mbetur e pazhvilluar në hapësirën e vet rurale, dhe përtej energjisë për të mbijetuar të fshatit, duke u mbështetur vetëm tek kërkesa në tregun vendas, është bërë viktimë e vetvetes", tha Rama.
Kreu socialist u shpreh se qeveria aktuale nuk e mbron dot tregun vendas, ku 60% e produkteve bujqësore nuk shiten dot në tregje. “Prodhimi ose shkatërrohet, ose i shërben vetëm mbijetetsës së familjes në fshat. Sot Shqipëria eksporton më pak prodhime bujqësore nga sa eksportonte më parë. Shqipëria sot eksporton 8 deri në 9 herë më pak sesa importon. Këtë sa ka asnjë vend, përbën një raport të papranueshëm. Kjo përbën një raport të papranueshëm, dhe ky program dhe qeverisja jonë duhet ta atakojë këtë shifër, si një shifër që e vetme tregon se çfarë duhet të ndryshojë në aspektin e reformimit bujqësor”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2012-03-12 14:59