E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia, burri rreh gruan shtatzënë brenda në maternitet

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet. Arsyet e xhelozisë kanë detyruar 29 vjecarin Eduard Islamaj që të futet brenda ambienteve të materniteti “Koco Glozheni” dhe të dhunojë fizikisht bashkëshorten e tij 4 muajshe.

Ngjarja sipas uniformave blu është shënuar më datën 9 mars ku Islamaj ka hyrë në ambientet e pavijonit të Patologjisë së këtij spitali dhe ka debatuar fillimisht me bashkëshorten e tij dhe më pas e ka goditur me grushta dhe shkelma në bark.

29-vjecari po procedohet penalisht ndërkohë pritet dhe mbërritja e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor. Shtetasja A. Islamaj 27 vjec është marrë nën mbrojtje nga policia dhe sipas tyre ka shpëtuar mrekullisht nga dështimi i barrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›