Nesër stërvitja e përbashkët KFOR-EULEX

Prishtinë, 19 gusht - KFOR-i dhe EULEX-i do të zhvillojnë nesër një stërvitje të përbashkët, të quajtur “Skifteri i Ballkanit 3 - 2010”.
Bëhet e ditur se qëllimi i stërvitjes, që do të zhvillohet në Kampin e Vrellës, është forcimi i bashkëpunimit mes EULEX-it dhe KFOR-it, në mënyrë që të trajnohen procedurat standarde operative dhe është pjesë e ciklit trajnues të planifikuar me qëllim rritjen e ndërveprimit dhe aftësive të KFOR-it.
“KFOR-i dhe EULEX-i, së bashku me institucionet e tjera në Kosovë dhe ato Civile Ndërkombëtare të pranishme, kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen bazuar në mandatet e tyre përkatëse. Koordinimi i afërt është një çelës drejt suksesit”, thuhet në njoftimin e zyrës për marrëdhënie me media të KFOR-it.