E Diel, 1 Nëntor 2026

KMDLNJ: Dubrava pa kapacitete për pacientet më raste të veçanta

Një ditë pas vdekjes së Fazli Zeqës nga Vushtrria, i cili mbahej i paraburgosur në burgun e Dubravës, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Sipas KLDMNJ-së, qendra e paraburgimit në Dubravë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për trajtim të pacientëve në raste të veçanta.

Por, nga drejtoria e Qendrës Korrektuese thonë se i ndjeri, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë, nuk ishte rast që kërkonte mbikëqyrje të veçantë. Sipas tyre, standardet e burgjeve të Kosovës janë më të mirat në rajon, raporton KTV.

Behxhet Shala nga KMDLNJ ka thënë se burgu i Dubravës është një mini qytezë, pasi që është i mbingarkuar.

Shala ka thënë se KMDLNJ e ka vizituar në burg të ndjerin që vuante nga epilepsia, por që qendra e paraburgimit në Dubravë nuk ka kushte për trajtimin e këtyre pacientëve.

Shala ka thënë se Qendrat e paraburgimit duhet të kenë personel mjekësor të të gjitha fushave, që të merren me raste të tilla.

Nga ana tjetër, Komisari i Qendrës Korrektuese në Kosovë, Resmi Hoxha, edhe se i vjen keq për vdekjen e të paraburgosurit, ka pranuar që qendra e paraburgimit është e mbingarkuar, por ka thënë se janë masat në kohën e duhur.

Hoxha ka thënë se po marrin të gjitha hapat për ndërtimin dhe rindërtimin e burgjeve, dhe sipas tij, për një kohë të shkurtë Kosova do të prijë në rajon sa i përket kushteve të të burgosurve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›