E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër zgjedhje në 9 njësi vendore

30-07-2011 / Gazeta 55

KQZ: Gjithçka gati për procesin

Nesër zhvillohen zgjedhje në 9 njësi vendore, në të cilat më 8 maj nuk u votua për arsye teknike apo dhe bojkot të komisionerëve. E diela e 31 korrikut, shënon edhe fundit e sagës së zgjedhjeve vendore të vitit 2011. Bëhet fjalë për 9 komuna në të disa qarqe të vendit, ku do të përsëriten zgjedhjet për shkak se më 8 maji ose nuk u votua fare, ose sepse më pas procesi u dëmtua dhe gjykata vendosi pavlefshmërinë e tyre.
Fillimisht ka qenë Kolegji Zgjedhor ai që vendosi 3 ditë më parë të miratojë aktin e përgatitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve edhe në tri komunat e fundit: në Pishaj, Mollas dhe Shllak, ku nuk u votua fare më 8 maji për shkak të ngatërresave me fletët e votimit.
Më parë, Kolegji kishte vendosur për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në 6 komuna të tjera: Shllak, Papër, Zall Dardh, Armen, Shal dhe Finiq, ku megjithëse më 8 maj u votua, gjatë hetimit administrativ dhe atij gjyqësor u konstatuan shkelje të rënda, që ndikonin në rezultat. Me përmbylljen e procesit gjyqësor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së enjtes vendosi që këto 9 komuna t’i çojë në votime të dielën e 31 korrikut.
KQZ-ja njoftoi se baza materiale për këto njësi vendore është dërguar mëngjesin e djeshëm, duke respektuar kështu Kodin Zgjedhor, për shpërndarjen e bazës materiale 48 orë para ditës së votimit.
Po ashtu KQZ-ja theksoi se kanë përfunduar procedurat teknike për ngritjen e grupeve të punës, grupeve të numërimit, inspektorët e KQZ-së.
Me përfundimin e votimeve në 9 njësitë e përmendura, KQZ-ja do të përmbyllë procesin zgjedhor të 8 majit, ku do të shpallë të gjitha rezultatet përfundimtare të tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›