Netanjahu: Nuk do të ndërpresim ndërtimin e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten në një intervistë televizive se shtetit hebraik nuk do të ndalë ndërtimet në Lindje të Jeruzalemit, ndërsa i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme George Mitchell mbërriti në rajon në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes. Herët gjatë ditës, Mitchell filloi një mision të ri për paqen në Lindjen e Mesme, që do të vendosë nëse marrëdhëniet mes Izraeli dhe Shteteve të Bashkuara do të zhyten më thellë në mosmarrëveshje mbi politikën e vendbanimeve hebreje ose jo. Vizita e Xhorxh Mitchell në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor është e para që nga koha kur Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u kthye një muaj më parë nga bisedimet me presidentin amerikan Obama, ku nuk u gjet një marrëveshje mes dy udhëheqësve. Neatanjahu nuk i është përgjigjur ende publikisht kërkesës së Obamas për tu ulur në negociata me palestinezët të cilat janë ndërprerë që në dhjetor të 2008-ës. Gjithashtu Netanjahu ka refuzur kërkesën e SHBA-së dhe Palestinës për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Jeruzalemin Lindor, i cili i ka cilësuar ato si lagje izraelite. Palestinezët kanë deklaruar se nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve me Izraelin nëse këta të fundit nuk pezullojnë ndërtimet e vendbanimeve.