E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Obama takim me senatorët për Gjykatën e Lartë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka thënë se nuk do ta zgjedhë kandidatin për Gjykatën e Lartë bazuar në pikëpamjet e individit për çështjen delikate të abortit, por theksoi se do të zgjedhë atë që respekton të drejtat e gruas.
Obama i zhvilloi komentet në Shtëpinë e Bardhë, pasi u takua me senatorë të lartë për të diskutuar postin bosh që do të krijohet së shpejti në Gjykatën e Lartë.
Presidenti amerikan tha në komentet për shtyp se shpreson që anëtari i ardhshëm të miratohet para fillimit të mandatit të ardhshëm të Gjykatës në tetor.
Kreu i SHBA-së shprehu besimin se Senati, i cili duhet të miratojë kandidatin për Gjykatën, do të zhvillojë një proces konfirmimi të bazuar në analizë të thellë.
Obama deklaroi se po shqyrton disa kandidatura fantastike për të zëvendësuar anëtarin John Paul Stevens, i cili pas më shumë se 3 dekadash në Gjykatën e Lartë, ka thënë se do të dalë në pension.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›