E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Britani/ 3 rivalët në debatin e dytë, fiton Kamerun


është zhvilluar debati i dytë televiziv ndërmjet tre kanditatëve për kryeministër në Britaninë e Madhe. Në debatin e zhvilluar të enjten mbrëma, David Cameron është shpallur fitues me 36 %, i ndjekur nga Nick Clegg, lider i liberaldemokratëve me (32%) dhe Gordon Brown kryeminsitri aktual me 29%. Të paktën këto janë statistikat e sondazhit të kryer nga "Yougov" për gazetën "The Sun", ndërsa sipas një sondazhi të zhvilluar nga një tjetër organizëm , ajo ComRes për ITV neës, fittues është liberaldemokrati Nick Clegg me 33 %. Debati i dytë televiziv në Britaninë e Madhe është zhvilluar ndërmjet tre kandiatëve për kryeministër të vendit. Në këtë përballje janë Nick Clegg, David Kamerun dhe Gordon Brown. Në qendër të debatit të tyre ishte politika e jashtme ndërsa është diskutuar edhe për luftën në Irak, për çështjet nukleare , për çështjen e emigracionit, ndryshimet klimaterike e të tjera. Në debatin e parë televiziv të zhvilluar një javë më parë, një zbulim dhe impresion për të gjithë ishte Nick Clegg. Në debatin e tyre tre kandidatët kanë shprehur gatishmërine dhe predispozitën për të mirëpritur Papa Benedikin e 16 kur të vizitojë Mbretërine e Bashkuar në shtator. Gjatë debatit, Gordon Brown ka luajtur një rol ofensiv kundrejt dy kandidatëve të tjerë duke shpresuar se do të sigurojë nje tjetër mandat në postin e kryeministrit , por duket se një "mësymje" e tillë nuk i shërbeu aspak për mirë kreut aktual të qeverisë. Braun gjatë fjalës krahasoi dy rivalët me dy fëmijet e tij.
"Nik tregohu realist, tregohu realist përballë popullit", tha Braun pas pyetjes mbi sigurinë kombëtare. "David , ti paraqet rrezik për ekonominë tonë. Nik , ti je rrezik për sigurinë tonë", tha Braun në fjalën e tij duke iu drejtuar respektivisht kreut të Partisë Konservatore dhe kreut te Partisë Liberal-demokrate. Britanikët do të vendosin më 6 maj për të zgjedhur ligjvënësit e tyre. Sipas sondazheve diferenca e tre partive ndërmjet njëra-tjetrës është mjaft e ngushtë dhe mendohet që për herë të parë që nga viti 1974, asnjëra prej forcave politike nuk ka për të siguruar shumicën pas 6 majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›