E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, mijëra demonstrues kundër Putinit

Ky i fundit synon edhe një mandat presidencial, në zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme.

Demonstruesit marshuan nëpër rrugët e qytetit duke brohoritur parulla kundër Putinit, e mandej u mblodhën në sheshin kryesor në Shën Petërsburg.

Megjithëqë ka pasur prani të madhe policore, nuk është raportuar për arrestime gjatë kësaj demonstrate, e cila ishte e lejuar nga autoritetet.

Vlladimir Putini, që ishte President në periudhën 2000 - 2008, pritet që bindshëm të fitojë kundër katër rivalëve kryesorë në zgjedhjet e 4 marsit.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-26 12:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›