Papa Françesku mesazh Nishanit: I lyp Zotit bekime për popullin shqiptar

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë një mesazh falenderimi nga Papa Françesko, në përgjigje të urimit me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan, në të cilin Ati i Shenjtë shpreh besimin e tij se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë, shkruan noa.
Në mesazhin drejtuar Presidentit Nishani, Papa shkruan, “Ju falenderoj për përshëndetjet e ngrohta që më dërguat në emër të popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes sime në Selinë e Shën Pjetrit. Plot besim se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë, i lyp Zotit për Ju dhe popullin tuaj bekime hyjnore paqeje dhe begatie”./Indeksonline/