Netanyahu dhe Macron urojnë Trump për fitoren e “kthimit”

TEL AVIV, PARIS /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti francez Emmanuel Macron e kanë uruar Donald Trump për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fox News e kishte shpallur tashmë kandidatin republikan, Trump fitues të përgjithshëm kundër demokrates Kamala Harris, por rrjetet e tjera mediatike dhe agjencia amerikane e lajmeve AP nuk e kanë bërë këtë. Trump e shpalli veten fitues gjatë një fjalimi në Florida.
“Urime për rikthimin më të madh të historisë!”, shkroi sot në mëngjes Netanyahu në platformën X.
“Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës”, tha ai.
“Jam gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron në X.
“Kjo do të ndodh me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, shkroi ai.
Trump ishte shumë afër 270 votave të Kolegjit Zgjedhor që nevojiteshin për të fituar zgjedhjet, ndërsa Netanyahu dhe Macron postuan mesazhet e tyre. //a.i/