E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump pas fitores së zgjedhjeve në SHBA, premton të “shërojë” vendin

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Donald Trump ka falënderuar popullin amerikan për nderin e zgjedhjes si presidenti i 45-të dhe i 47-të” – pasi parashikohet të jetë afër fitores në zgjedhjet historike presidenciale në SHBA.

Fox News e kishte shpallur tashmë kandidatin republikan, Trump fitues të përgjithshëm kundër demokrates Kamala Harris, por rrjetet e tjera mediatike dhe agjencia amerikane e lajmeve AP nuk e kanë bërë këtë. Trump e shpalli veten fitues gjatë një fjalimi në Florida.

Trump u tha mbështetësve në Florida në orët e para të mëngjesit të sotëm se kjo do të ishte epoka e artë e Amerikës.

“Kjo është një fitore madhështore për popullin amerikan që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, tha ai.

“Ne do të ndihmojmë vendin tonë të shërohet”, shtoi Trump.

Ai parashikoi se mund të fitonte 315 vota të Kolegjit Zgjedhor – shumë më tepër se 270 që nevojiteshin për të fituar presidencën – dhe gjithashtu tha se kishte fituar votën popullore.

“Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedentë dhe të fuqishëm”, tha Trump.

Ai gjithashtu iu referua një prej pikave kryesore të bisedimeve të fushatës së tij, përkatësisht migrimit.

“Ne do të rregullojmë kufijtë tanë”, tha ai.

“Zoti ma fali jetën për një arsye dhe kjo arsye ishte për të shpëtuar vendin tonë dhe për ta rikthyer atë në madhështi. Ne do ta përmbushim atë mision”, tha Trump duke iu referuar tentativave për vrasje ndaj tij gjatë fushatës.

Ishte një natë e mirë për republikanët pasi ata gjithashtu fituan kontrollin e Senatit të SHBA-së nga demokratët. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›