Netanyahu pret Nishanin: Izraeli i pranishëm me investime në Shqipëri
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në vijim të vizitës zyrtare në Izrael, u prit sot nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e Presidencës, në këtë takim kreu i shtetit shqiptar u shpreh se “bazuar në frymën e një miqësie tradicionale dhe të fortë ndërmjet dy popujve dhe duke marrë parasysh mundësitë që ofron tashmë vendi ynë, ka ende shumë hapësirë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.”
Kryeministri Netanyahu vuri në dukje se Izraeli mund të jetë shumë i pranishëm me investime, veçanërisht në turizëm dhe bujqësi dhe theksoi se bashkëpunimi mes vendeve tona mund të shtrihet në ekonomi, kulturë, e deri në fushën e sigurisë.
Në përgjigje të interesimit të bashkëbiseduesit të tij, Presidenti Nishani u shpreh se, Ballkani ka hapur një kapitull të ri dhe mund të konsiderohet tashmë rajon i mundësive të mëdha dhe shtoi se shqiptarët, me tolerancën e mirëkuptimin e tyre, kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për rajonin dhe më gjerë, si edhe kanë kontribuar në mënyrë domethënëse për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kryeministri Netanyahu e vlerësoi situatën në Lindjen e Mesme dhe më gjerë si shumë të brishtë nga pikëpamja e sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa çmoi lart qëndrimet e Shqipërisë për zhvillimet në këtë rajon.
Në përgjigje, Kreu i Shtetit Nishani e garantoi Kryeministrin Izraelit, Netanyahu se ky qëndrim do të mbetet i pandryshueshëm, sepse bazohet mbi parime të shëndosha dhe vlerësime objektive për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Presidenti Nishani, vijon turin e takimeve në Izrael Nishani në Izrael: Shqipëria, qëndrim të pandryshuar për Lindjen e Mesme