Nishani në Izrael: Shqipëria, qëndrim të pandryshuar për Lindjen e Mesme
TIRANË -Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në vijim të qëndrimit në Jerusalem, u prit dhe nga Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje në Knesset (Parlamenti i Izraelit), z. Avigdor Liberman.
Z. Liberman vlerësoi lart nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe miqësinë tradicionale mes Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit duke nënvizuar se Lufta e Dytë Botërore hapi një kapitull të ri në këto marrëdhënie.
Nga ana e tij, Presidenti shqiptar u shpreh se dy popujt tanë tashmë e njohin njëri-tjetrin dhe se forcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat është në interes të zhvillimit dhe forcimit të lidhjeve mes tyre.
Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, z.Liberman e vlerësoi atë si eksplozive dhe plot rreziqe, duke shtuar se megjithatë Shteti i Izraelit po përpiqet të mos bjerë pre e provokimeve.
Nga ana e tij Kreu i shtetit e garantoi bashkëbiseduesin se Shqipëria do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim, për situatën në këtë rajon.
Në përgjigje të interesimit të bashkëbiseduesit, z. Nishani u shpreh se kombi shqiptar përbëhet nga disa besime fetare, të cilat jetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe se shqiptarët kudo në rajon po mbështesin zhvillimet demokratike në vendet ku ata jetojnë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me fqinjët e tyre.
Po sot, Presidenti Nishani mori pjesë ne Seancën Plenare të Hapjes së Konferencës së 5-të Presidenciale "Përballja me të Ardhmen", e cila organizohet nën kujdesin e Presidentit të Shtetit të Izraelit, z. Shimon Peres dhe zhvillon punimet në Jerusalem më 19-20 Qershor 2013.
(er.nu/BalkanWeb)