Netet e poezise mblidhen ne Korce 50 poete

Për tre ditë me rradhë në qytetin e Korçës janë organizuar "Netët e poezisë Korçare 2011”. Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin 50 poetë nga të gjitha skajet e vendit por edhe nga Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Turqia etj, krijimet e të cilëve janë ndjekur me mjaft interes nga një numër i madh qytetarësh. Kureshtje të veçantë për të gjithë ngjallën “Trillet poetike” të organizuara gjatë të tri netëve, në të cilat poetët kanë recituar vargje të zgjedhura nga krijimtaria e tyre por edhe e njëri- tjetrit. Cmimin e madh “Kurora e Poezisë” e morri poeti i mirënjohur nga Maqedonia Resul Shabani.
“Nuk është rastësore, organizimi për 13 vjet me rradhë i netëve korçare të poezisë në këtë qytet. Mbase lidhet me lirizimin, traditën kulturore të Korça ka. Mbase lidhet dhe me numrin e shumtë të poetëve këtu apo edhe mikëpritjen e veçantë që ky qytet u bën. Ata ndihen si në shtëpinë e tyre, ndaj nga viti në vit ky eveniment ka rritur përmasat e tij”-tha Benila Tërova, Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Korçës.
Në këtë eveniment u vlerësuan edhe një sërë shkrimtarësh dhe poetësh nga vendi Maqedonia dhe Greqia. Poeti Resul Shabani pati nderin të mbillte pemën e 13-të të netëve të poezisë korçare në kodrat e qytetit, një rit i kthyer në traditë tashmë prej 13 vjetësh, kohë kur ka filluar për herë të parë organizimi i kësaj veprimtarie kulturore.
Jorgjeta Gjançi