Për vulat flasim në shtator

Shef i ekipit të Serbisë për bisedime me Kosovën, Borislav Stefanovic, thotë se barrikadat duhet të hiqen gradualisht, se pikat 1 dhe 31 nuk duhet të jenë dogana të Kosovës, dhe se me 5 shtator do të shqyrtohet problemi i vulave.
Stefanovic ka thënë se vazhdimi i bisedimeve për vulat doganore do të ulin tensionet dhe presionet “në linjën administrative”.
Ai ka thënë se Serbia është e përcaktuar për dialog sepse, siç ka thënë ai, “kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet”.
Sipas tij, problemi i zgjidhjes së vulave është e ndarë nga çështja e rregullimit të tregtisë së mallit në Jarinje dhe se Serbia në asnjë mënyrë “nuk mund të pranoj që në kalime të jetë dogana e Kosovës”.
Duke folur për takimin e sotshëm të serbëve të veriut, ai ka shtuar se pret “që të marrin vendimin e mirë dhe të njëjtën kohë në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës”.
Stefanovic ka cekur po ashtu se "mangësi e marrëveshjes me KFOR-in është që malli mbi 3.5 tonë me vështirësi do të futet”.
Ai thotë se nuk ka afate të mënjanimit të barrikadave dhe se kjo duhet bërë gradualisht.
“Mendoj se serbët në Kosovë kanë mësuar nga kjo krizë”, ka Stefanovic ai për “RTS”, raporton "Blic".
"Mbi të gjitha se nuk duhet të relaksohen, se duhet të jenë të gatshëm dhe të kenë kujdes që këto të mos ndodhin në periudhën e ardhshme”. (Telegrafi)