E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neutralët me Bayernin

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka marr mesazhe të përkrahjes nga kolegët në mbarë Evropën për të mposhtur Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve më 19 maj.

Ndarja e barabartë e biletave për të dy skuadrat finaliste do të nënkuptojnë se Bayern nuk do ta ndjejë komoditetin e plotë të nikoqirit në Allianz Arena, por Rummenigge beson se shumë prej neutralëve rreth kontinentit do të përkrahin ekipin bavarez.

“Nga e mërkura në mbrëmje, kam marr një numër të madh mesazhesh telefonike dhe e-maila nga kolegët në mbarë Evropën. Atyre u pëlqen që ne jemi në finale me filozofinë që kemi. Ata po ashtu mendojnë se ne e meritojmë trofeun. Ka shumë tifoz që nuk janë të Bayernit por që do të shpresojnë në fitoren tonë”, deklaroi Rummenigge për të përditshmen gjermane Bild.

Edhe vetë Rummenigge beson se Bayerni e meriton titullin, por pranon se edhe Chelsea do ta kërkojë atë me ngulm.

“Ekipi ynë e meriton titullin për shkak të dëshirës së jashtëzakonshme që ka. Por, nuk guxojnë të jemi shumë euforik. Për Chelsea ky është një shans i madh për ta përfunduar pritjen e gjatë për titullin e parë kontinental. Nuk guxojmë ti nënçmojmë”, përfundoi Rummenigge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›