SHBA pozicionojë aeroplanë në afërsi të Iranit

SHBA-ja i ka sistemuar aeroplanët e saj ushtarak më bashkëkohor F-22 "Reptor" në një bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm 350 kilometra larg kufirit me Iranin.
Mediat amerikane bënë të ditur se aeroplanët, të cilët deri më tani nuk janë shfrytëzuar në luftë, janë vendosur në bazën Al Dafra, e cila është rreth 1500 km larg Teheranit.
Zëdhënësi i aviacionit ushtarak amerikan, John Dodijan, theksoi se bëhet fjalë për "aktivitetet të planifikuara" dhe se ky nuk është "kërcënim për Iranin".
Ai theksoi se qëllimi i sistemimit të aeroplanëve luftarakë është përforcim i marrëdhënieve ushtarake, sovranitetit të Emirateve dhe sigurisë rajonale, si dhe aftësia ushtarake, por nuk sqaroi konkretisht se cili është misioni i aeroplanëve F-22.