Qeveria çeke i mbijeton mocionit të besimit

Kryeministri çek, Petr Necas, i ka mbijetuar një mocioni parlamentar të besimit, pasi që shumica e ligjvënësve mbështeti administratën e tij të qendrës së djathtë.
Koalicioni qeveritar, përfshirë krahun e djathtë të Demokratëve Civilë dhe partinë TOP 09, si dhe një fraksion i partisë qendrore të Çështjeve Publike, u mbështet nga një shumicë prej 105 deputetëve të parlamentit me 200 ulëse.
Megjithatë, Necas përballet me detyrën e rëndë që të çojë përpara reformat e tij fiskale dhe shëndetësore në një parlament të ndarë.
Analistët politikë thonë se janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme, para atyre të rregullta të vitit 2014.