E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neutralizohet anija libaneze me kriminelw e drogw

31/07/2009  Stërvitja e përbashkët shqiptaro-amerikane

Në gjirin e Vlorës u zhvillua stërvitja e përbashkët shqiptaro-amerikane për sigurinë në hapësirën detare “JECT 2009”. Aktiviteti kishte si synim rritjen e shkallës së sigurisë në hapësirën detare të Shqipërisë. Një anije liberiane e dyshimtë, ku mendohet se ndodhen elementë kriminalë dhe transportohen lëndë narkotike, hyn në hapësirën detare shqiptare. Strukturat tona, që e kanë marrë këtë informacion përmes Interpolit, përgatiten për ta vënë atë nën kontroll. Operacioni parashikon mbajtjen nën vëzhgim të këtij mjeti, angazhimin e 2 motovedetave të Rojës Bregdetare dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura, të cilat afrohen pranë mjetit lundrues të dyshimtë. Efektivat e Repartit RENEA dhe të Batalionit Special të Ministrisë së Mbrojtjes, përmes një prej motovedetave, afrohen pranë anijes liberiane dhe, imbarkohen në bordin e saj, duke neutralizuar gradualisht të gjithë elementët që ndodhen në të, përmes veprimeve të një shkalle të lartë vështirësie, të mbështetur edhe nga specialistë amerikanë, pjesëmarrës në këtë demonstrim praktik.

Ndërkohë, në operacion përfshihen edhe struktura të Policisë së Kufirit, antikontrabandës, Repartit Delta ndërkohë që, më pas, mjeti shoqërohet për në portin më të afërt, i vëzhguar nga një motovedetë tjetër dhe helikopteri që kryen demonstrime të hapura. Në këtë operacion, morën pjesë 70 efektiva të Ministrisë së Brendshme, Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave, pjesëtare të 5 strukturave të këtyre dikastereve, si dhe specialistë amerikanë të Forcave Speciale të Ushtrisë së SHBA, që ndodhen prej më shumë se 3 javësh në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›