E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, kthen në Itali 4 prej tyre

29/07/2009  Makinat e trafikuara

TIRANE- Në kuadër të vazhdimësisë së bashkëpunimit të frytshëm midis Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Shqipëri “Interforcë”, dje katër automjete të vjedhura i janë kthyer pronarëve të ligjshëm. Përkatësisht janë kthyer në Itali nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër, 3 automjete të cilat janë, BMË AG 390 L, e bllokuar në kuadër të procedimit penal nr.09 të vitit 2008, BMË 320, e bllokuar në kuadër të procedimit penal nr. 413 të vitit 2008 dhe BMË 525, e bllokuar në kuadër të procedimit penal nr. 859, të vitit 2008. Gjithashtu nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë është kthyer automjeti tip Porsche Cayenne, e bllokuar në kuadër të procedimit penal nr. 3974 të vitit 2007. Falë këtij bashkëpunimi është bërë i mundur deri më tani kthimi edhe i një numri të konsiderueshëm automjetesh të vjedhura. Po kështu bashkëpunimi në këtë fushë është shtrirë edhe me autoritetet e vendeve të tjera ku shpejt pritet të realizohet rikthimi i këtyre automjeteve, tek pronarët e ligjshëm që ndodhen në disa shtete. Nga veprimet hetimre që kanë kryer ekspertët e prokurorisë është konstatuar se katër automjetet e dërguara në Itali, janë vjedhur disa vite më parë nga personat që aktualisht janë dënuar me vendim të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›