Neutralizohet kërcënimi me hedhje i të përndjekurit politik
Një person i cili ka kërcënuar se do të hidhet nga një ndërtesë 30 kate e lartë, në qendër të Tiranës është neutralizuar nga policia. Qemal Xhura, 50 vjeç nga Tirana u ngjit në majë të vinçit në pallatin në ndërtim e sipër, mbi 100 metra lartësi dhe ka qëndruar aty për rreth një orë.
Është dashur negocimi i forcave Renea që ai të bindej për tu larguar nga vinçi. Vetë ai nuk ka bërë asnjë njoftim për hedhje por kanë qenë kalimtarët ata të cilët kanë lajmëruar policinë.
Pallati në ndërtim e sipër ku ishte ngjitur 50 vjeçari ndodhet pranë selisë së Partisë Demokratike, tek monumenti i “Ushtarit të Panjohur”.
Nga burimet e para mësohet se ai ka ndërmarrë këtë veprim për shkak të problemeve financiare. Mësohet gjithashtu se ai është një i përndjekur politik dhe është i divorcuar.
Tashmë ia po merret në pytje nga policia për të saktësuar motivet dhe arsyet e këtij veprimi.