E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, qindra ushtarë në Afganistan, vetëm katër në Kosovë

Share

Shqipëria, si anëtare e NATO-s, prej disa vitesh dërgon ushtarë në Afganistan dhe Irak. Një herë në gjashtë muaj shkojnë disa dhjetra-qindra prej tyre, me mission paqeruajtës.

Aktualisht, në fganistan ndodhen rreth 70 trupa ushtarake shqiptare, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, premtoi pak kohë më parë edhe ngritjen e shkollave dhe qendrave shëndetësore në Afganistan, me një fond të qeverisë shqiptare.

Por, ndërsa ka dërguar një numër të madh forcash në Afganistan, Shqipëria, sipas një raporti të Kohës Ditore, ka vetëm katër ushtarë në Kosovës, që bëjnë pjesë tek paqeruajtësit e KFOR. Në Kosovë, KFOR-i ka 5.790 pjesëtarë, ndërkohë që Shqipëria ka numrin më të ulët të ushtarëve, pra katër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›