Aksident në Korçë, vdes 25-vjeçari
Një aksident rrugore me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur sot në Korçë. Shkak i këtij aksident janë bërë kushtet e vështira të lëvizjes në rrugë për shkak të dëborës si dhe shpejtësia e madhe.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës. Automjeti i drejtuar nga Elton Kujtimi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën në vend Aldi Dervishi.
Të plagosur përveç drejtuesit të automjetit kanë mbetur dhe dy persona të tjerë që ishin pasagjerë në veturë, Elinda Kujtimi dhe Laerta Xhani.