E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtunë në Policinë e Tiranës pas vrasjeve, shkarkohet Saimir Muçaj

Share

Saimir Muçaj

Ashtu siç pritej, vrasjet e fundit të ndodhura në Tiranë, të paraprira nga disa vrasje të tjera dhe krime të rënda, kanë sjellë shkarkime, duke nisur që nga kreu i Policisë së Tiranës, Samir Muçaj.

Mësohet se në vend të këtij të fundit, në krye të Policisë së Tiranës është emëruar Bernard Çaushaj. Ky i fundit ka qenë në krye të Policisë së Korçës deri në këto momente.

Gjithashtu, janë shkarkuar edhe dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës, Dorjan Muho dhe Gjergji Jorgo. Në vend të tyre janë vendosur Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj.

Shkarkimet vijnë në kohën kur kriminaliteti ka marrë përmasa frikësuese në Tiranë, aq sa reaguan edhe përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›