E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevoje per nje projekt real reformash Ditmir Bushati, Deputet i PS

Konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian flasin qarte per situaten shqetesuese te procesit zgjedhor te Tiranes, edhe pse ka kaluar nje muaj e gjysme nga dita e votimit. Dhe ne te njejten linje me raportin e fundit te OSBE-ODIHR bejne thirrje per perfundimin e ketij procesi ne perputhje me kuadrin ligjor ekzistues. Epersia e shtetit te se drejtes qendron pikerisht ne respektimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe jo ne ndryshimin e rregullave te lojes ne menyre te orkestruar pasi loja ka mbaruar. Farsa qe vijon te shfaqet para syve tane nga tavolina e Ristanit ne KQZ, perdorimi politik i Kolegjit Zgjedhor, i cili nuk vuri ne vend drejtesine e kerkuar dhe mospranimi i ekspertizes nderkombetare nga ana e qeverise prej nje institucioni prestigjioz si Komisioni i Venecias, sic i ka hije nje vendi e shoqerie Evropiane, perbejne vetem disa prej fakteve se perse zgjedhjet nuk permbushen standardet e njohura nderkombetarisht per zgjedhje demokratike.

Eshte koha qe te degjohet apeli i partnereve nderkombetare e te ndalet farsa me mandatin e kryetarit te bashkise se Tiranes, pasi permbushja e standardeve zgjedhore eshte nje prej perparesive kyce te identifikuara ne Opinionin e Komisionit Evropian ne lidhje me aplikimin per anetaresim te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. E ne te njejten kohe, parakusht per funksionimin normal te nje shoqerie demokratike. Qendrimet e Bashkimit Evropian te riperseritura ne menyre konstante nga Perfaqesuesja e Larte e Politikes se Jashtme Baronesha Ashton dhe komisioneri per Zgjerimin Fule tregojne qarte se per shkak te manipulimit te vullnetit te popullit ne tavoline, e per rrjedhoje te perkeqesimit te krizes politike dhe rrenimit te garancive kushtetuese, Shqiperia nen pushtetin e Saliut renditet ne vagonin e fundit te trenit te integrimit evropian.

Atdheu sot eshte ne udhekryq dhe larg jetesimit te projektit Evropian, pasi Saliu cdo dite po e deshmon hapur se projekti i tij nuk eshte nje Shqiperi e re, moderne dhe funksionale ne Bashkimin Evropian, por nje Shqiperi e kapur me zinxhiret e interesave politike dhe ekonomike te oborrit te tij. Po aq e pashprese, e vjeter dhe cinike eshte edhe oferta e tij per opoziten per shkembim pushtetesh nderkohe qe farsa qe zhvillohet ne tavolinen e Ristanit ne KQZ ka per qellim te varrose besimin e qytetareve tek nje proces zgjedhor i drejte e i ndershem.

Ne theksojme se nuk eshte koha per arnimet e radhes qe si zakonisht Saliu i propozon per te larguar vemendjen e per t’i bishtnuar pergjegjesive te renda per qorrsokakun ku e ka zhytur vendin. Ne besojme se Shqiperia ka nevoje per nje projekt real reformash e veprimesh konkrete ne zbatim te 12 perparesive kyce te Opinionit te Komisionit Evropian qe prej nje viti mbeten te pa-adresuara per fajin e nje qeverie qe nuk eshte e interesuar per integrimin ne Bashkimin Evropian. Per te bere dialog me opoziten Saliu duhet te heqe dore nga vjedhja e mandatit tone ne Tirane, te respektoje shtetin e se drejtes dhe institucionet nderkombetare, pastaj te nxjerre nga sirtari i pluhurosur rezoluten tone per Kuvendin te propozuar qe ne 23 dhjetor 2010 e ta pranoje ate plotesisht, se bashku me kontributet e opozites ne procesin e adresimit te 12 prioriteteve kyce te identifikuara ne Opinionin e Komisionit Evropian. Pasi, permbushja me rigorozitet e tyre, sikunder prioriteteve te tjera qe burojne nga situata ne te cilen ndodhet vendi pas zgjedhjeve vendore, do t’i hapte rrugen procesit te vertete te shtet-ndertimit ne funksion te ardhmerise Evropiane te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›