E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Procesi i Prokurorise ndaj meje, nul Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta e ka cilesuar hetimin e organit te akuzes, per videon e regjistruar nga ish-ministri Dritan Prifti, si te njeanshem dhe te perdorur per qellime politike. Ne nje prononcim dhene dje per mediat, Meta ka theksuar se i gjithe procesi i hetimit rezulton i pavlefshem sepse nuk ekziston asnje prove. Nisur nga kjo, Meta ka theksuar se ky hetim duhet te sherbeje edhe si nje kauze per reformen ne drejtesi. "Kete ceshtje ne do ta provojme me ekspertize nderkombetare ne gjykate dhe ju do t'a ndiqni me shume vemendje te gjithe kete proces dhe natyrisht qe kjo ceshtje do te ngreje, jam i bindur, edhe me tej nevojen per te bere nje reforme te rendesishme ne sistemin e drejtesise, sidomos ne ate te Prokurorise", tha Meta. Kreu i LSI-se u shpreh se ekspertet nderkombetare do te vertetojne ne seancat e gjyqit se nuk ekziston asnje prove konkrete dhe se Prokuroria ka shkelur ligjin. Ai shtoi se organi i akuzes ka provuar se eshte politike ne vendimmarrjen e saj. "Qe prokuroria eshte politike kete e dine te gjithe, aq me teper pas ngjarjeve te 21 janarit. Kur prokuroria merr persiper te shkele ligjin apo Kushtetuten, te punoje me prova te manipuluara ndaj nje personi publik sikurse eshte rasti im qe ne fund te fundit perfaqesoj nje force politike", tha ai. Vec faktit qe nuk ka asnje prove, Meta u shpreh se ne kete proces i vetmi deshmitar eshte vet ish-ministri, Dritan Prifti, denoncimet e te cilit nuk vlejne si prove. "Nuk ekziston asnje prove dhe asnje deshmitar ne te gjithe kete proces dhe ky nuk eshte faji im. Kjo eshte pergjegjesi e Prokurorise", tha ai. Meta shtoi se ekspertet kane rrezuar hetimin e prokurorise, duke theksuar se kaseta e regjistruar eshte e padeshifrueshme dhe mbi bazen e saj nuk mund te ngrihet nje akuze. Ai shtoi se Prokuroria ka si qellim zvarritjen e procesit. "Ka nisur nje proces politik, i cili eshte i tille per shkak te dhjetera shkeljeve te qellimshme te bera nga institucioni i Prokurorise, i cili nuk ka pasur dhe nuk ka qellim per te zbardhur te vertetat, te cilat jane vetem ashtu sikurse une i kam deklaruar qe ne fillim te kesaj ceshtjeje por ka pasur si qellim, zvarritjen e ketij procesi, mbajtjen peng te imunitetit tim dhe keqperdorim e kesaj ceshtjeje, kryesisht per shkak te zgjedhjeve te 8 majit", tha ai. Sipas Metes, nje tjeter fakt qe e klasifikon hetimin ndaj tij si politik, eshte dhe kerkesa e prokurorise per te hetuar ate dy dite para zgjedhjeve te tete majit. "Une kam qene i hapur qe ne fillim te ketij procesi nderkohe qe Prokuroria ka qene ne menyre te njeanshme, ekstreme do te thosha, pikerisht ne krahun e ankuesit.

Videoja

Kreu i LSI-se tha se ekspert nderkombetare do te marrin pjese ne seanca ku do te tregojne se "ajo video eshte nje manipulim total, sidomos per sa i takon titrave, shifrave dhe te gjithe atyre pjeseve te thurura me aq kujdes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›