E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS hedh “poshtë” ftesën e mazhorancës për bashkëpunim

23-06-2011 / Gazeta 55

Selia rozë premton se do mbetet peng i disfatës së bojkotit 

Partia Socialiste s’është në gjendje t’i thotë “Po” ftesës së mazhorancës për bashkëpunim në parlament, ndërsa premton se s’mund të shkëputet nga bojkoti i gjatë i disfatës. PS dhe opozita e majtë, kushtëzon dialogun me mazhorancën me rezultatin e Tiranës, ku hispanikët e Edi Ramës deklaruan dje në konferenca të njëpasnjëshme për shtyp se, nëse Lulzim Basha fiton bashkinë atëherë PS s’do japë “Ok”-in për dialogun me mazhorancën, në interes të reformave.
Partia Socialiste u shpreh qartë se kërkon t’i bëhet “dhuratë” bashkia e Tiranës, e cila deri dje ishte shtojca e furnizimit financiar të Partisë Socialiste dhe qarqeve organizative të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. E ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve distanca e rezultatit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mbetet disa dhjetëra vota, Partia Socialiste ka ashpërsuar edhe akuzat ndaj Kolegjit Zgjedhor.
Kësisoj, PS dhe opozita, pozicionohen kundër çdo vendimi të institucioneve ligjore, duke mos respektuar kështu pushtetin e 3-të më të rëndësishëm të vendit, atë gjyqësor. Deklaratat e partisë më të madhe në opozitë u lexuan nga Blendi Klosi dhe Ditmir Bushati. Sigurisht që Edi Rama s’është politikani i dialogut dhe konsensusit parlamentar, pasi gjatë këtyre viteve që ka drejtuar Partinë Socialiste, roli i tij ka spikatur në politikën e rrugës duke gjuajtur “çimka”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›