Nevojitet më shumë menaxhim sesa investim
Mati Pepa, ish-drejtor i QSUT-së
I kam ndjekur deklaratat dhe mendoj që ky është një hap pozitiv në shëndetësi. Në këtë rast shtetit i duhet iniciativa dhe menaxhimi i situatës fillestare. Kjo ka të bëjë më tepër me aspekte teknike, organizative, por mund të kërkojë edhe investime paraprake në drejtim të bazës së të dhënave informatike, përgatitjes së rregulloreve dhe akteve që do të administrojnë këtë marrëdhënie. Nëse administrimi që në nisje bëhet në mënyrë të kujdesshme, nuk ka pse të mos realizohet. Për sa kohë kjo sjell edhe përmirësim në dhënien e shërbimit shëndetësor, mendoj se kjo iniciativë është shumë e mirë dhe më shumë se sa investim nevojitet menaxhim i mirë.
#